Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Babai i Haalandit paralajmëron Juventusin, Real Madridin dhe Unitedin për të ardhmen e sulmuesit

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge këmbëngul se sulmuesi është i lumtur në Borussia Dortmund dhe paralajmëron Juventusin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin për të ardhmen e tij.

Përfaqësuesi i Norvegjisë u bashkua me ekipin e Bundesligës për 30 milionë euro në janar të vitit 2020, ndërsa nga ajo kohë ka shkëlqyer me shumë gola.

Ai thuhet se ishte afër bashkimit me Juventusin para se të nënshkruante me BVB, por Zonja e Vjetër mbetet e interesuar për sulmuesin 20-vjeçar së bashku me Real Madrid dhe Manchester Unitedin.

Megjithatë, Haaland me sa duket nuk është i gatshëm të largohet nga klubi i tij aktual dhe këtë e ka zbuluar babai i tij.

“Kur luan mirë, ka kuptim që klubet e mëdha të të trokasin në derë, por këto janë vetëm spekulime”, ka thënë fillimisht Alf-Inge Haaland për Sport1.

“Ne nënshkruam një kontratë afatgjatë me Dortmundin dhe ky është një ekip fantastik për Erling për momentin”.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mendoj se ai dëshiron të fitojë trofe me Borussian”.

“Ky është qëllimi i tij. Erling ende mund të arrijë shumë në Gjermani dhe të bëjë përparime të mëdha”, përfundoi babai i sulmuesit.

Kontrata e Haaland me klubin gjerman skadon në vitin 2024 dhe nga 2022 do të jetë e mundur të aktivizohet një klauzolë prej 75 milionë euro për ta nënshkruar atë. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Maqedonia – e para përfaqësuese që eliminohet nga Evropiani

Zekirija Haxhiu

Notat e lojtarëve, Holandë 2-0 Austri: Depay, De Jong e De Ligt më të mirët në fushë

Dafina Vidishiqi

Holanda fiton ndaj Austrisë, kualifikohet tutje dhe eliminon Maqedoninë nga “Euro 2020”

Dafina Vidishiqi

Holanda dyfishon epërsinë, realizon Dumfries

Dafina Vidishiqi

Ai ha gjashtë vakte në ditë dhe pi vetëm ujë – në dietën e CR7 nuk ka vend për pije të gazuara, ushqime të përpunuara, alkool dhe ëmbëlsira

Dafina Vidishiqi

Yarmolenko bën shaka me Ronaldon: Coca-Cola dhe Heineken, ju lutem më kontaktoni

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...