Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka mbështetur djalin e tij për të fituar disa herë çmimin e Topit të Artë, madje e krahasoi atë edhe me Zinedine Zidane.
Bota ka parë vetëm 20 për qind të aftësive të Yamal, sipas babait të tij. Nasraoui sapo e ka parë djalin e tij duke fituar trofeun Kopa dhe duke përfunduar i teti në listën e Topit të Artë 2024, një arritje e jashtëzakonshme për 17-vjeçarin
Në një intervistë me France Football. Nasraoui gjithashtu ka thënë se nuk beson që Yamal është një sulmues anësor dhe beson se ai është më efektiv si një numër ‘10’, duke luajtur prapa sulmuesit do të vëreheshin aftësitë e tij që i ngjajnë Zidanes, sipas opinionit të tij.
“Unë shpejt e kam kuptuar se ai është një yll, se ai nuk është një qenie njerëzore si të tjerët. Gjithmonë kam besuar tek ai, i kam thënë miqve të mi se do të bëhej lojtari më i mirë në botë”.
“Ai duhet të mbetet i njëjti, brenda dhe jashtë fushës dhe të argëtohet. Sot, ai është një burrë. I kam thënë atij këtë një ditë dhe nuk mund të mbaja lotët”.
“Nuk isha i befasuar që ishte nominuar për Topin e Artë, ju keni parë vetëm 20 për qind të asaj që ka aftësi për të bërë. Për mua, ai është një numër ‘10’, jo një sulmues anësor”.
“Ai ka aftësitë dhe mentalitetin për të luajtur në qendër, mbrapa sulmuesit, njësoj si Zinedine Zidane. Ju do ta shihni. Unë fërkoj duart kur e mendoj se sa Topa të Artë do t’i fitojë”, ka thënë babai i spanjollit.