Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Babai i portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, ka ndërruar jetë pasi u mbyt në një liqen në jug të Brazilit të mërkurën, konfirmojnë policia lokale.

Jose Becker kishte notuar në një digë afër shtëpisë së tij të pushimeve në Lavras do Sul, jo shumë larg nga qyteti Rincao do Inferno.

Sipas ESPN dhe Reuters, ai u shpall i zhdukur rreth orës 5 pasdite me kohën lokale të mërkurën dhe departamenti i zjarrfikësve u thirr si pjesë e kërkimit për 57-vjeçarin.

Autoritetet i thanë ESPN Brazil se ata kishin lokalizuar trupin në ora 11:59 pasdite dhe nuk kishte asnjë shenjë që dyshohej për vdekjen e tij.

Vdekja e babait të Alisson dhe vëllait të tij Muriel ka bërë që tifozët dhe disa klube të futbollit të shprehin ngushëllime.

“Është trishtim i madh që morëm lajmin për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të ish-portierëve tanë Alisson dhe Muriel”, ka shkruar klubi Internacional në Tëitter.

Mbështetësit e Liverpoolit, si dhe tifozët e klubeve të tjera, kanë shkruar gjithashtu ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

Postime të ngjashme

Raiola kërkon 1 milion funte në javë për Haalandin

Z H

Ibra karton të kuq, por Milani thyen Parmën

Z H

Barcelona shpreson se nuk do të jetë “El Classico” e fundit për Messin

Z H

“Hysaj do të transferohet te një klub që luan në Champions League”

Z H

Tifozët nuk mund të besojnë se si Lacazette nuk arriti të shënonte i vetëm përball portierit

Z H

Xhaka i frustruar: “Largojë atë mu* topi”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...