Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Babai plagos djalin dhe merr peng anëtarët e familjes në Malishevë

Një person, nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij në fshatin Llapqevë të Malishevës dhe më pas i ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes për disa orë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:40, ku sipas tij të gjitha njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së Qendrës Klinike Mjekësorë Familjare (QKMF), në Malishevë kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF’së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes. I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, tha Graishta.

Tutje Graishta tregoi se i riu 26-vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Viktima L.H 26 vjeç për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, pas ndihmës së parë në QKMF është transportuar për në QKUK”, theksoi Graishta.

Ai poashtu bëri të ditur se në vendngjarje është gjetur një revolver me të cilën dyshohet se është kryer vepra. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...