Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Babë e birë nga Çento me muaj kanë shitur kokain me prejardhje nga Amerika e Jugut

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar ngiriti aktakuzë kundër dy banorëve të lagjes Çento – Shkup.

Të akuzuarit, babai (49) dhe i biri (22), ngarkohen se kanë kryer veprën penale – Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike.

Të akuzuarit, në gjysmën e parë të vitit 2020, në mënyrë të paautorizuar, për shitje kanë blerë kokainë me prejardhje nga Amerika e Jugut, nga një person i panjohur, pjesëtarë i një grupi ndërkombëtar kriminal.

Drogën e blerë sëbashku e kanë dërguar nëpër kufirin shtetërorë në vend dhe në mënyrë të paatorizuar e kanë mbajtur në shtëpinë e përbashkët familjare në lagjen Çento.

Babai ka pasur për detyrë, varësisht nga porositë e klientëve të interesuar, drogën ta ndajë dhe ta ripaketojë në paketime nga 0,5 deri në 5 gramë, derisa i biri ka qenë i angazhuar rreth shitjes.

Nga fillimi i korrikut të këtij viti deri më 3 shtator të akuzuarit pas marëveshjeve telefonike paraprake, drogën e kanë shitur te disa blerës nga Kondova, Shkupi, Tetova dhe Negotina.

Përveç aktakuzës kundër babait dhe djalit, prokurori kompetent paraqiti një propozim për vazhdimin e paraburgimit të dy të akuzuarve.

Më pas është marë parasysh se bëhet fjalë për tregëti të palejuar me kokain që është lloj droge më e shtrenjtë, se për kryerësit nuk paraqet problem të sigurojnë kushte për arrati dhe në mënyra të ndryshme ta pengojnë hetimin, si dhe lidhjen e tyre eventuale me grupin ndërkombëtar të specializuar për tregëti të palejuar me drogë.

Postime të ngjashme

189 kundërvajtje në komunikacion, 58 për tejkalim shpejtësie

Dafina Vidishiqi

Një person dyshohet se e sulmoi një gardian në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Dafina Vidishiqi

Burri nga Peja raporton në Polici se babai dhe vëllai i gruas deshën ta vrasin

Dafina Vidishiqi

Aksident me paraglajder, lëndohet një shtetase ruse

Dafina Vidishiqi

Në një aksident mes një kamioni dhe një automobili në Skudrinë të lënduar dy persona, trafiku është normalizuar

Dafina Vidishiqi

Prilep/ Konfiskohet drogë me vlerë rreth 200.000 euro

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...