Agjencia Zhurnal.mk

Babyface pretendon se Michael Jackson ka kërkuar të dalë me aktoren Halle Berry

Michael Jackson është njëri nga ikonat e muzikës pop, këngët e të cilit vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme.

Pas vdekjes së tij, ka pasur shumë spekulime rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale, shkruan Metro.

Së fundmi këngëtari Babyface ka pretenduar se Michael ka dashur që të ketë diçka më shumë me aktoren e famshme, Halle Berry.

“Një herë, Micahel më thirri dhe tha: ‘A e njeh Halle Berry? A e di kush është ajo?’. Ikona e muzikës vazhdoi: ‘A mund të më bësh një favor? Unë dua që t’i telefonosh asaj, sepse dua ta nxjerr në një darkë”, ka treguar Babyface.

Ai fillimisht ishte habitur nga kërkesa që i kishte bërë Jackson, por në fund të fundit, Halle hodhi poshtë ofertën e ikonës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...