Baerbock mbërrin në Kiev në një vizitë të papritur

nga D V

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mbërriti sot në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, në një vizitë që nuk ishte paralajmëruar më parë për arsye sigurie.

Ministri gjerman siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme përballë dimrit të tretë të luftës dhe sulmeve të vazhdueshme ruse në infrastrukturë.

“Gjermania, së bashku me shumë partnerë në mbarë botën, qëndron në mënyrë të vendosur në krah të Ukrainës”, tha Baerbock.

“Ne do t’i mbështesim ukrainasit për aq kohë sa ata kanë nevojë për ne, në mënyrë që ata të mund të ndjekin rrugën e tyre drejt një paqeje të drejtë”, shtoi ajo.

Ministrja gjermane mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren special mëngjesin e sotëm. Ky është udhëtimi i tetë i Baerbock në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More