Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

BAFTA TV Awards 2021

Michaela Coel dhe Paul Mescal janë fituesit e çmimeve kryesore në ngjarjen BAFTA TV Awards që u mbajt në Londër. Coel u shpërblye me çmimin “aktorja më e mirë, për paraqitje me rolin e saj në dramën-seri “I May Destroy You”. Coel po ashtu bëri skenarin dhe është bashkëregjisore e kësaj serie. E Mescal u shpërblye për paraqitje në “Normal People”. Ai këtë çmim ia dedikoi bashkëaktores së tij Daisy Edgar Jones, e cila përmes videos u pa shumë e emocionuar për fitoren e Mescal. Me çmimin “aktorja më e mirë në rolin dytësor” u shpërblye Rakie Ayola, për paraqitje në dramën “Anthony”.

Aktori më i mirë në këtë kategori u vlerësua Malachi Kirby, për paraqitje në Small Axe. Në kategorinë “performanca më e mirë e një aktori në program” u nderua Charlie Cooper për This Country. Çmimi “Mini-seritë” shkoi për “I May Destroy You” . Çmimi “Must-see moment” u nda për pikën Diversity në Britain’s Got Talent. Ceremonia e shpërblimeve me çmimet BAFTA TV Awards, apo British Academy Television Awards prezantohen çdo vit nga BAFTA. Ato ndahen prej vitit 1955.

Postime të ngjashme

Bob Dylan do promovojë koncertin e tij të parë online, “Shadow Kingdom”

Lea Muslija

Regjisori shqiptar rrëmben çmim në SHBA

Lea Muslija

Koment Vjosa shokë, Vjosa o lum i bekuar. A do të bëhet park nacional, Vjosa jonë e bukur?

Lea Muslija

Çmimi i “Clarës me mustaqe” në festivalin botëror – shpresë e inspirim

Lea Muslija

Animacioni i parë kosovar nderohet me çmimin ‘City of Annecy’ në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar Annecy

Dafina Vidishiqi

Pishina e Kleopatrës dhe Mark Antonios

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...