Agjencia Zhurnal.mk

Bahtiri: Plani i Serbisë për “katastrofë humanitare” në veri do të dështojë

Mitrovicë, 2 korrik – Zhurnal.mk – Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se plani i Serbisë për pjesën veriore do të dështojë.

Kryetari Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Mitrovicës, ku bizneset i kanë mbyllur të gjitha dyqanet përfshirë edhe ato me produkte ushqimore, duke synuar të paraqesin një gjendje që ata po e quajnë “katastrofë humanitare”.

Bahtiri tha se bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, po mundohen që ta furnizojnë veriun e vendit me produkte të ndryshme, në mënyrë që qytetarët në atë pjesë të mos ankohen ashtu siç edhe ka planifikuar Serbia.

Ai tha se qëllimi i Serbisë është që ta paraqesin gjendjen katastrofale në veri të Kosovës, dhe të raportojnë tek Këshilli i Sigurimit në mënyrë siç tha ai, veriu të jetë nën mbikëqyrje të UNMIK-ut.​

E ashtuquajtura katastrofë humanitare, flasin qytetarët në veri ku çdo lokal u mbyll me dry

Mirëpo ky plan i Serbisë, sipas Bahtirit do të dështoj.

“Edhe me krizën po ballafaqohemi jashtëzakonisht fuqishëm me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë…Kemi ndejt deri vonë duke apeluar të gjithë biznesmenët, supermarketet dhe të gjitha ato që janë në koordinim me Republikën e Kosovës, që të çojnë mallra në veri, të pozicionohen në mënyrë që të mos thonë serbët që kanë krizë ekonomike apo bllokadë katastrofale. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin. Po shtohen qendrat mobile, dhe do të dështoj plani i Serbisë, si në aspektin publik dhe medial. Qëllimi i tyre ka qenë i tillë që gjendjen ta paraqesin ‘katastrofë ekonomike’, dhe ata të vijën këtu dhe të raportojnë tek Këshilli i Sigurimit që UNMIK-u ta menaxhoj atë pjesë. Por ne jemi të gatshëm ta mbulojmë me qendra mobile për të blerë kush sa donë dhe çfarë malli të dojë”, ka thënë Bahtiri në RTV Dukagjini.

Ndryshe, kjo po bëhet në shenjë proteste ndaj taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Për këtë gjendje, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të dërgoj mallra në veri të vendit, në mënyrë që qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës mos t’u mungojnë gjërat elementare për jetesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...