Baidu do të lançojë modelin e ri AI këtë vit

nga Xh M

Motori Kinez Baidu pritet të lançojë gjeneratën e ardhshme të modelit të inteligjencës artificiale në gjysmën e parë të 2025.

Modeli i ri, Ernie 6, do të ketë veçori multimodale dhe të mund të përpunojë apo konvertojë mes formateve të ndryshme si tekst, video, imazhe dhe audio.

Debutimi i planifikuar vjen ndërsa konkurrenca në industri nga Kina është rritur të intensitet sidomos me lançimin e modelit AI të DeepSeek i cili kishte performancën e ChatGPT por me një kosto më të ulët.

Pavarësisht se ishte mes të parëve që hodhi hapin në këtë industri pas debutimit të ChatGPT në 2022, Baidu ka hasur vështirësi me adoptimin e gjerë të modelit të saj Ernie. Nga ana tjetër kompania thotë se Ernie 4 është në nivelin e GPT-4 të OpenAI.

CEO i Baidu Robin Li tha gjatë një konference mbajtur në Dubai lidhur me inteligjencën artificiale se shfaqja e papritur e DeepSeek demonstron natyrën e paparashikueshme të inovacionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More