Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se arrestimet e ditës së sotme nuk janë politike.

 

Bajqinovci thotë se tashmë prokurorët e policët nuk pengohen nga askush për kryerjen e detyrave.

“Edhe kur ministër i Brendshëm ka qenë Agim Veliu është arrestuar Haki Rugova…Prokuroria është ajo që ka qenë por i ka tashmë duart e lira. Policia është e njëjta. Në prokurori nuk kemi bërë vetting, e as drejtorin e policisë nuk e kemi emëruar ne. Atë e ka emëruar Qeveria e Avdullah Hotit…Këta prokurorë sigurisht se i kanë pasur duart e lidhura”.

“Unë atë prokurore [në Pejë] që doli sot nuk e njoh. Por mendoj se ata tashmë i kanë duart e lira për të vepruar, dhe nuk do të ndalen”, tha Bajqinovci.

Duke folur për helmimet, Bajqinovci ka thënë se vet numri i madh i të helmuarve në Deçan, tregon se gjendja atje është mjaft shqetësuese.

Bajqinovci thotë se ndër vite nga institucionet e sigurisë është konstatuar se infrastruktura kritike në Kosovë është e cenueshme.

Related posts

Policia jep detaje për incidentin ku dyshohet se Sami Kurteshi e shtyu zyrtarin e KQZ-së që nuk kishte vendosur maskë

Redaksia

Tre të plagosur në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

R Zh

EULEX shpëton një të ri nga mbytja në liqe në Rugovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More