Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bajrami i përgjigjet Mickoskit: Ti je një politikan me afat të skaduar

Shkup, 2 prill – Zhurnal.mk – Deputeti i Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami nëpërmjet një statusi në Facebook i është përgjigjur kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski pasi dje deklaroi se “mërgata vetëm evindentohet e nuk regjistrohet”.

Deputeti Bajrami i ka rikujtuar Mickoskit se ai është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar.

Gjithashtu ai ka thënë se mërgata nuk është vetëm numër faktor stabiliteti politik në vend por edhe faktor i zhvillimit ekonomik.

“Tendencat e Mickoskit për regjistrimin e mërgatës shqiptare tregojnë se VMRO-DPMNE edhe mbas 30 vjetësh nuk arrin të pranon realitetin në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq Mickovski është vetëm një ekzemplar i një politikani që qëndron në “raftin” politik me afat të skaduar. E ndjej të domosdoshme tia rikujtoj se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e sidomos mërgata, nuk janë vetëm faktor i stabilitetit politik por edhe faktor i zhvillimit ekonomik, që ndikojnë dukshëm në zhvillimin e këtij vendi. Prandaj mos guxojnë që të preken në këtë pjesë se pasojat as nuk mund ti imagjinojnë”, ka përfunduar Bastri Bajrami./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...