Bajrami, Muratit: Unë nuk zmbrapsem asnjëherë

nga Xh M

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur ministrit Hekuran Murati, që derisa vazhdoi replikat i tha se u zmbraps. Bajrami ka shkruar se ajo nuk zmbrapset asnjëherë.

“Por, për mua politika nuk është skenë, unë kur reagoj kundër korrupsionit nuk jam në rol, mua askush nuk me shkruan skenar as statuse. Unë bëj detyrën time sipas besimit të qytetarëve, që e kam marrë në pesë palë zgjedhje”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e ka ftuar Muratin që ta shikojë një video të shkëputur nga një mbledhje komisioni ku ajo e drejton, të cilën i ka bashkuar këtij reagimi.

“Shihe videon: ky nuk është Teatri Kombëtar, as Teatri Dodona, është Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën, në këtë mbledhje deputetët e LVV-së kanë votuar kundër auditimit të kontratave njëburimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit. Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”, ka shkruar në reagimin e saj Bajrami, që është deputete e LDK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More