Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë një raportimi të sotëm para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka deklaruar se transferi i mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në llogarinë e një kompanie private është realizuar përmes një krimi kibernetik. Sipas saj transaksioni prej mbi 2 milionë eurosh, është transaksion bankar dhe ka gjurmë për gjithçka. Për këtë transaksion, ministrja Bajrami tha se nuk është kërkuar as nënshkrimi i saj dhe as nënshkrimi i drejtorit të Thesarit të Kosovës.
“Pas tre minutave që jam informuar, menjëherë e kemi denoncuar rastin në Polici. Ky është krim ekonomik i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer paswordet.”,– tha ministrja e financave e RKS-së, Hykmete Bajrami.