Agjencia Zhurnal.mk

Bale s’e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi dhe do të luftojë për të ardhmen e vet te gjiganti spanjoll.

Anësori uellsian ka vendosur t’i lërë anash dallimet me trajnerin e vet Zinedine Zidane dhe të bëjë trysni për të qëndruar në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Edhe këtë sezon, Bale është lënë shpesh në stol dhe në shtëpi nga Zidane, para se futbolli të ndërpritej për shkak të pandemisë globale koronavirus.

30-vjeçari ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2022. Ai ishte shumë pranë largimit drejt Kinës verën e kaluar.

Por Bale tani e ka ndarë mendjen për të qëndruar në Madrid deri në përfundim të kontratës, sipas tabloidit Mirror.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...