Maqedoni

Balkan Insight: Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes mund të rrezikojë zgjerimin e BE-së

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Portali informativ “Balkan Insight” ka vlerësuar se dallimet mes Sofjes dhe Shkupit, potencialisht mund të tejkalojnë kufijtë e kontestit bilateral dhe të sjellin në rrezik gjithë agjendën për zgjerim të BE-së, informon Zhurnal.

Ata shprehen se nëse Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut, e njejta mund të ndodhë edhe me Shqipërinë sepse Maqedonia dhe Shqipëria janë bashk në rrugën drejt BE-së.

“Nëse Bullgaria bllokon fillimin e negociatave për anëtaërsim me Maqedoninë e Veriut në BE, e njejta mund të ndodhë edhe me Shqipërinë, sepse Sofja më parë ka insistuar që dy vendet të cilat sivjet morën dritë jeshile nga Brukseli prë fillim të negociatave, të ecin përpara së bashku”, shkruan portali.

Gjermania insiston në mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me dy vendet deri në fund të kryesimit të saj të BE-së, e nga atje, sipas “Ballkan Insight”, Berlini po intensifikon përpjekjet diplomatike për tejkalimin e kontestit për historinë dhe gjuhën mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mos bllokohet fillimi i negociatave për anëtarësim të Shkupit në BE.

POrtali rikujton se në këtë kontest, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Mass dhe ministri për Europë, Mihael Rot të hënën ishin nikoqir të ministrit për punë të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, si dhe shefes së diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Sipas “Balkan Insight”, edhe presidenti gjerman Frank Walter Shtajnmaer është kyçur në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, dhe ka realizuar një bisedë telefonike me shefin e shtetit tonë Stevo Pendarovski, si dhe të njejtën pritet ta bëjë edhe me Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Portali rikujton se Bullgaria nuk e pranon gjuhën maqedonase dhe e konsideron si dialekt i bullgarishtes, e kërkon që në suaza të BE-së ajo të quhet “gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut”.

“Kjo është formula e njejtë e përdorur në marrëveshjen historike për fqinjësi, që dy vendet fqinje e nënshkruan në vitin 2017”, shton portali.

“Bullgaria gjithashtu konteston qëndrimet maqedonase për disa çështje nga historia, siç janë preardhja e Goce Dellçev, të cilin dy vendet e festojnë dhe e cilësojnë atë si hero kombëtar”, shkruan Balkan Insight.///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev-Borisov: Komisionet e historisë të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të gjithë

XH,I

Dorëhiqet për arsye personale sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev

T E

Koalicioni “Tash është koha”: Deputetët tanë nuk shiten për pushtet

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...