Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Balla bën deklaratën ‘bombë’: Nëse SPAK e çon deri në fund këtë dosje, Sali Berisha shkon në burg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist, Taulant Balla vlerëson si premtuese punën e deritanishme të prokurorisë speciale antikorrupsion.

Një një intervistë në emisionin ‘Përballë’, Balla tha se numri i gjyqtarëve të SKAK është i mjaftueshëm për të çuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit.

“Besoj se rezultatet e para, fillimi është tejet I mirë dhe shumë premtues për krijimin e një track recorder solid me raste politikanësh, gjyqtarësh, prokurorësh të korruptuar të cilët duhet të përballen me drejtësinë.

Numri i gjyqtarëve është i mjaftueshëm për tu përballur me çështje për të cilat hyjnë nën juridiksionin e tyre.

Përveç 10 prokurorëve të Spak-ut, Shqipëria ka dhe 350 prokurorë të tjerë të ndarë sipas rretheve. Në këtë këndvështirm numri është i mjaftueshëm për të cuar pas hekurave këdo që i ka hyrë në hak ligjit”, tha Balla në Përballë.

Balla tha gjithashtu se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia e re e cila sipas tij do të çojë pas hekurave ish liderin demokrat Sali Berisha.

“Ka mjaft çështje nga prokuroria speciale antikorrupsion Spak, ka akuza të ngritura dhe procedime në gjyqësor të më shumë se 60 rasteve të cilat unë shpresoj që të ecin përpara.

Ka kallëzime të reja dhe regjistrime procedimesh penale të reja për akte të rënda korruptive dhe mqs jam personi që kam bërë kallëzim për rastin e klubit sportiv Partizani, privatizimin e tij në mënyrë krejt të paligjshme.

Këto janë çështje të cilat unë besoj reforma në drejtësi ka prodhuar një institucion të besueshëm sikurse SPAK. Nëse dosjes penale të privatizimit të sport klub Partizanit do t’i shkohet deri në fund Sali Berisha shkon në burg.

A donit një rast? Unë nuk I njoh dosjet e tjera po atë e njoh shumë mirë sepse jam vet personi që e kam ndjekur këtu e 10 vite.

Sikurse rrallë ndodh në Shqipëri por unë nuk jam tërhequr nuk jam dorëzuar dhe kam vendosur që atë që kam thënë dhe nuk e kam bërë për politikë por e kam thënë me bindje se njerëzit duhet të besojnë tek drejtësia dhe sot me drejtësinë e re besoj se ajo çështje do të shkojë deri në fund.”– theksoi Balla.

Postime të ngjashme

“902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara”/ KQZ: Të infektuarit aktiv me COVID mund të mbeten pa votuar

S.B.

‘Rinovoni kartat e identitetit’, apeli i Metës: Verifikoni ku e keni qendrën e votimit

S.B.

Gjyqtarja që i hapi dyert e qelive të dënuarve të rrezikshëm, ILD rendit shkeljet dhe kërkon shkarkimin: Vendimet i mori me dashje direkte dhe vullnet të plotë të saj

S.B.

Nuk ka ndryshim të masave! Ora policore mbetet në fuqi, nga 20:00 deri në 06:00! Universitetet vijojnë online

S.B.

Komiteti Teknik: Mutacionet e koronavirusit kanë mbërritur në Shqipëri

S.B.

Mblidhet komiteti i ekspertëve, Drejtoresha e ISHP: 79% e rasteve në dy javët e fundit të moshave nga 24-54 vjeç. Apel për qytetarët të…

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...