Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Balla ftoi PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Presidentit, reagon Bardhi: Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi është…

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili i kërkoi sot nga parlamenti PD t’i bashkohet nismës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Bardhi deklaron se vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë është gjëja e e vetme me të cilën duhet të merremi dhe se çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale.

“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, deklaron Bardhi.

Më herët Balla i bëri thirrje në parlament kreu të PD Lulzim Basha t’i bashkohet kësaj nisme për më të mirën e vendit.

“Prandaj thirrja ime për anën e djathtë të kësaj salle është një thirrje në emër të nevojës që Shqipëria ka për tu shkarkuar nga një turp qe nuk e meriton.

Thirrja ime për ta mbështetur këtë procedurë shkarkimi shkon edhe për Partinë Demokratike dhe personalisht për Lulzim Bashën. Tashmë PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në emër të saj edhe më 25 Prill dhe Do të ishte dinjitoze që edhe opozita e Lulzim Bashës po ashtu t’i bashkohej kësaj iniciative moralisht”, deklaroi Balla.

Postime të ngjashme

Mbyti gruan dhe fajësonte shqiptarët, arrestohet greku

Dafina Vidishiqi

Ministri gjerman i përgjigjet Manastirliut: Ballkani pa rrezik

Dafina Vidishiqi

Basha nis reformimin e partisë

Bekim Laçi

Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër

Bekim Laçi

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Bekim Laçi

Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...