Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar.

“Mendoj që këto kohë të vështira për drejtësinë kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë në kushtet e një drejtësie të re që po lind në gërmadhat e drejtësisë së vjetër dhe që natyrshëm buron nga fakti se ky Kuvend më 22 korrik 2016 ka votuar ndryshimet kushtetuese dhe më pas paketën ligjore që ka bërë që ju që raportoni sot këtu, jeni institucione tërësisht të pavarura dhe natyrshëm nuk mund të rri pa vlerësuar për një cilësi tepër të lartë të këtij procesi raportimi dhe natyrshëm për një pavarësi aspak të vendosur në dyshim tashmë të vendimmarrjeve qoftë të KLGJ dhe qoftë të KLP”, deklaroi Balla.

Zoti Balla garantoi se drejtësia e re do të nxjerrë para drejtësisë zyrtarët e lartë të përfshirë në procese korruptive.

“Në Shqipëri , ka ish-ministra në dyert e gjykatave, ka prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit apo dhe në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe natyrshëm që është proces që do vijojë e rëndësishme që kemi garantuar gjënë më të rëndësishme, koha kur politika emrëronte apo kishte kompetenca në emërtesa ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, tha Balla në Kuvend.

Postime të ngjashme

Mbi 5 mijë turistë vendas e të huaj zgjodhën Thethin në korrik

D V

Video/ Pamjet nga tuneli i Skërficës, Rama: Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

D V

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

D V

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Asgjë s’mund të më pengoj të përmbush misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptarë

D V

U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s’mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi

D V

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...