Shqipëri

Balla pas mbledhjes: Deri më 25 prill, takime të përjavshme (flet edhe për Lleshaj dhe Shahinin)

Zhurnal Ads

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes së PS, ku bëri me dije se deri më 25 prill PS do të ketë takime të përjavshme.

“Takimet e përjavshme do të vazhdojnë deri më 25 prill. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët. Diskutuam për krijimin e një kanali virtual me anëtarësinë e partisë. Kanali virtual do i dedikohet performancës së çdo ministri dhe deputeti.

Ndryshimet kushtetuese kanë bërë të mundur që të gjithë ata që do votojnë, se nuk besoj të kemi më thirrje për të mos marrë pjesë në zgjedhje, populli të votojë dhe të zgjedhë drejtimin e duhur. Ky do jetë dhe objektivi jonë.

Që në kongresin e shkurtit dhe marsit kemi bërë ndryshime statutore të rëndësishme që njëhsojnë qasjen për ligjin e dekriminalizimit”, tha Balla.

I pyetur për qarqet me probleme, Balla tha se: kudo do jetë raportim i përjavshëm, takimi i sotëm ishte për marrëdhëniet me qytetarët, performancës
së deputetëve dhe ministrave.

Ndërsa për zhvendosjen e Lleshaj nga Lezha tha se: PS ka përzgjedhur dhe ka bërë ndryshime në drejtimin e qarqeve, gjithë uji që zien kazani, nuk ka të bëjë më performacën e Lleshaj, ai është një ministër shumë i mirë. Atje do marrim 4 mandate.

Ndërsa i pyetur për ministren Shahini, ai tha vetëm: Dua të them se PS ka bërë reformën më të thellë në arsimim, mësuesit janë më të qetë se kurrë. Çdo mësues që rekrutohet bëhet sipas meritës.

Ndërkohë i pyetur për një datë për asamblenë e ardhshme ai tha: Do të mblidhet dhe kemi diskutuar dhe për mënyrën e organizimit të saj në kushte pandemie, po krah saj startojmë nesër dhe oirganizmin e rinisë, me fresh voice , kushdo i ri që do të bashkohet i mirëpritur.

Postime të ngjashme

Dr. Artan Koni ngre alarmin: Ja arsyeja e frikshme pse vetëvriten në sanatorium pacientët me Covid-19

admin

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kartën e studentit

admin

“Turpin” e Bekteshit ndaj kompanisë shqiptare “ANET”, e komentojnë analistë, profesor, mjekë, Anëtarë të partive politike shqiptare, për vlerën e miratuar “549€” për luftën kundër Covid19!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...