Balla – shqiptarëve në Greqi: Tërhiqni zarfin me fletën e votimit dhe dorëzojeni, t’i japim PS një fitore si asnjëherë tjetër

nga D. V.

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë.

“Tani ajo që na duhet dhe që duhet nga secili prej jush është që ata që nuk e kanë tërhequr ende të lidhen menjëherë dhe të shkojnë ta marrin vetë zarfin me fletën e votimit”, theksoi Balla, duke nënvizuar se koha është vendimtare për të garantuar që çdo votë të mbërrijë në Shqipëri brenda afatit, ora 19:00 e datës 11 maj 2025.

Balla risolli në vëmendje se ky proces është historik, pasi për herë të parë diaspora ka të drejtën e votës dhe çdo votë e hedhur është një mbështetje e drejtpërdrejtë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama: “Për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një fitore si asnjëherë tjetër, falë votës tuaj, falë votës së diasporës”, shprehet Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Athina.

Balla falënderoi shqiptarët që tashmë kanë votuar dhe i ftoi të gjithë ata që e kanë tërhequr fletën e votimit ta dorëzojnë menjëherë në pikat postare të DHL, ose të nënkontraktorëve të saj, “Kurier” apo “Speedex”, në mënyrë që të sigurohet mbërritja në kohë e votës në Shqipëri për numërim më 11 maj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More