Shkup, 12 mars – Ballkani i Hapur ide e dështuar nga fillimi nuk po merr fund akoma, kjo falë përkrahjes së RMV-së dhe Shqipërisë, si dy shtete partnere dhe besnike të Serbisë. Pra, përderisa i gjithë faktori ndërkombëtarë bënin presion mbi Serbinë të sanksionojë Rusinë kjo nuk ndodhi, e më pas në kushte normale duhej të pasonin sanksionet mbi Serbinë, por as kjo nuk ndodhi. E tani muaj më vonë filluar të shfaqen shenjat e para të “jetës” për Ballkanin e Hapur edhe pse shpresohej se kjo ide ka marrë fund. Mbi 700 qytetar te RMV kanë shprehur interes për të punuar në Shqipëri ose Serbi më pak se një javë pas hapjes së tregut të vetëm të punës në Ballkanin e Hapur. Pas marrjes së një numri ID, ata mund të hyjnë në tregjet e punës në sistemin e shërbimeve elektronike në vendin e aplikimit dhe pasi të kenë kaluar kontrollet e sigurisë, mund të kërkojnë kompani për punë, pa marrë leje pune. Kjo në fakt tregon që ideja e Vuçiqit akoma funksionon e kjo përpos që është gabim për RMV në fazën në të cilën ndodhet është gabim edhe për Shqipërinë që po reflekton atë që asesi nuk mund të shkëputet nga Serbia, shkruan Zhurnal.
Mbi 700 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë shprehur interes për të punuar në Serbi ose Shqipëri –
Mbi 700 qytetar te RMV kanë shprehur interes për të punuar në Shqipëri ose Serbi më pak se një javë pas hapjes së tregut të vetëm të punës në Ballkanin e Hapur.
Pas marrjes së një numri ID, ata mund të hyjnë në tregjet e punës në sistemin e shërbimeve elektronike në vendin e aplikimit dhe pasi të kenë kaluar kontrollet e sigurisë, mund të kërkojnë kompani për punë, pa marrë leje pune.
E në Serbi numri i qytetarëve serbë që kanë aplikuar për punë në Maqedoni apo Shqipëri është pothuajse identik dhe tashmë ka kompani maqedonase që presin që të miratohen lejet e punëtorëve për të filluar punën në vend. Interesi i qytetarëve për masën Aksesi i lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur është i dukshëm. Në ditët e para janë mbi 700 qytetarë serbë që kanë marrë një numër Ballkani i Hapur nga Qeveria e Serbisë, e cila u jep të drejtën për të filluar procedurën për marrjen e certifikatës për qasje të lirë në tregjet e punës në Maqedoni dhe Shqipëri.
Tashmë kemi informacione për kompanitë në Kumanovë dhe Strugë që presin punëtorë nga zonat kufitare në Serbi dhe Shqipëri, thotë për Sitel koordinatori për Ballkani i Hapur, Marjan Zabrçanec. Ministritë e Punëve të Brendshme kanë një afat prej 30 ditësh për të kontrolluar personin që ka aplikuar dhe pasi të lëshohet certifikata e sigurisë dhe të gjejë punë, mund të qëndrojë në vend për dy vjet.
Por a do të sjellë fitim apo humbje për ekonominë maqedonase qasja e hapur në treg me fqinjët? Me këtë masë mund të përballemi me një dalje shtesë të punëtorëve nga Maqedonia, thotë kryetari i Sindikatës së Odave Ekonomike në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Megjithatë, disa nga ekspertët e ekonomisë mendojnë se vendi do të përfitonte sërish nga kjo masë duke marrë punëtorë sezonalë, veçanërisht në fushën e bujqësisë, pemëtarisë dhe ndërtimit.
Në këtë drejtim ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Arben Taravrit, i cili ka ironizuar me Artan Grubin, dhe në fakt ka shprehur pakënaqësinë e këtij projekt serb që akoma nuk po merr fund.
“Si na ishte ai muhabeti, Ballkani i Hapur është kali i Trojës i Rusisë? A është e rastësishme që menjëherë pas daljes së Arben Taravarit nga qeveria, fillon zbatimi i vrullshëm i projektit të Vuçiçit dhe Lavrovit? Dhe përse kryeministri teknik shqiptar këtë lajm e nxjerr vetëm në gjuhën maqedone?”, ka shkruar Arben Fetai, drejtor i Institutit për Politika Publike dhe shef i kabinetit të Taravarit.
Ballkani Hapur tendencë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit –
Tentimet për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiqit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.
Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan. Por, lëvizjet e fundit po tregojnë që akoma nuk janë bindur sa e si duhet që kjo ide është e gabuar.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.
Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë paraparë si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat. /Zhurnal.mk