Agjencia Zhurnal.mk
Bota Maqedoni

Ballkani Perëndimor një nga gjashtë prioritetet e Bajdenit

Shkup, 27 janar – Ndër prioritetet e politikës së jashtme të administratës së re amerikane është Ballkani Perëndimor, u theksua në bisedën telefonike midis presidentit të SHBA-së, Xho Bajden dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë, të dy udhëheqësit i theksuan temat prioritare, duke përfshirë Afganistanin, Kinën, Iranin, Rusinë dhe Ukrainën, si dhe Ballkanin Perëndimor, ku është aktuale çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Presidenti Xhozef Bajden sot bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke përcjellë dëshirën e tij për të thelluar marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai e shprehu qëllimin e tij për të ringjallur aleancën transatlantike, duke përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, si një gur themeli të sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ata gjithashtu u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit global, duke përfshirë përkushtimin e ripërtërirë të SHBA-së ndaj organizatave shumëpalëshe, luftën kundër ndryshimit të klimës, luftën kundër Kovid-19 dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor, si dhe arritjen e rikuperimit të qëndrueshëm ekonomik global”, shtohet në komunikatë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Autoritetet afgane vendosin orë policore

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...