Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Ballkoni i mbushur me vizitorë shembet mbi shkëmbinjtë poshtë në një shtëpi me qira të plazhit Malibu – dëshmitari rrëfen ngjarjen

Ky është momenti i tmerrshëm kur një ballkon i një shtëpie plazhi – i mbushur me njerëz – në Malibu u shemb në shkëmbinjtë poshtë, duke lënë të lënduar rëndë dy pjesëmarrës në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia ishte marrë me qira në Vrbo për fundjavë dhe kishte një kapacitet zyrtar prej gjashtë personash, por më shumë se 30 njerëz ishin në festën e ditëlindjes, tha pronari.

Dhe pamjet e publikuara thuhet se tregojnë momentin kur rreth 15 njerëz “u zhytën” në tokë nga rreth 4 metra lartësi kur ballkoni u shemb rreth orës 5:30 pasdite të shtunën, ku kanë mbetur edhe disa të tjerë të lënduar më lehtë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush do të jetë përgjegjës për incidentin, por ekipet e zjarrfikësve kanë thënë që ballkoni ishte i mbipopulluar.

Pronari ka pohuar se ajo e ka marrë me qira pronën duke kuptuar se jo më shumë se gjashtë persona do të ishin aty në çdo kohë.

Sipas mediave, pronari iu lut qiramarrësit që t’i lejonte mysafirët kur u bë e qartë se edhe të tjerë ishin aty.

Një dëshmitar duke rrëfyer ngjarjen ka thënë: “Ne dëgjuam një çarje dhe unë i pashë të gjithë miqtë e mi më të mirë dhe të dashurën time duke rënë poshtë, pranë shkëmbinjve. Mund të ketë qenë shumë më keq, por edhe kjo ishte shumë e tmerrshme”.

Postime të ngjashme

Një grua lë punën e saj për ta kthyer një furgon të vjetër në “shtëpinë e saj të ëndrrave”

Dafina Vidishiqi

Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur – tregon se nuk kishte pantallona gjatë një takimi virtual

Dafina Vidishiqi

Të jetuarit sipas mënyrës Zen – 5 gjëra që duhet të dini

Lea Muslija

16 shtetet që kanë nisur të përdorin pasaportën COVID për të udhëtuar në BE

Lea Muslija

Video që lexon buzët e Kate dhe zbulon si i thërret ajo vjehrrit të saj, princit Charles

Lea Muslija

Miliarder, udhëtar apo model? Çfarë bëri krijuesi i Telegram që e futi në telashe me agjencinë e intelegjencës ruse?

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...