“Ballkoni Panoramik”, projekti që pritet të rrisë turizmin në Komunën e Rahovecit

nga D V

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë marrë pjesë në nisjen e punimeve për realizimin e projektit “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit”, investim ky që është i bashkëfinancuar nga Komuna e Rahovecit, si dhe nga Ministria për Zhvillim Rajonal.

Sipas Komunës së Rahovecit, projekti që do të mbajë emrin “Grape City” pritet të jetë nje nga projektet më të veçanta në qytetin e Rahovecit, e që njëkohësisht pritet që projekti në fjalë të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

Tutje thuhet që “Ballkoni Panoramik”, përveç rëndësisë që do të ketë për siç pritet rritjen e turizmit, do të shërbejë si një  do të shërbejë si një vend unik për vizitorët dhe për qytetarët e Komunës së Rahovecit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More