Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Balluku: Furnizim 24 orë më ujë në 52 zona urbane brenda vitit 2021

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në konferencën për shtyp sqaroi projektet që do të mundësojnë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për bashkitë e gjithë vendit brenda vitit 2021.

“Sot janë të hapura mbi 128 kantiere të hapura, plus edhe 70 të tjera pritet të hapen gjatë 2021. Janë dhënë 514 milion euro investime nga 2014 deri në 2019.

Pavarësisht se nga viti ‘91 deri në 2013 janë dhënë mbi 1,5 mld euro investime vetëm në rrjetin e ujësjellësit, në 2013 vetëm qyteti i Korçës mund të garantonte furnizim me ujë 24 orë, ne parashikojmë që të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje në 52 zonat urbane. Duam ta presim sezonin veror me parametra të tjerë sa i përket furnizimit me ujë.

Gjatë vitit 2013 mbulimi me ujë në rang kombëtar ishte 11 orë mesatarisht tani do arrijë në 21,5 orë mesatarisht për banor. Cdo qytetar do ketë 150 litra ujë të pijshëm çdo ditë.

Kemi investuar gjithashtu edhe në ujëmatësa, që të krijohet mundësia për faturimin e duhur. Niveli i arkëtimeve dhe faturimeve është rritur me 70% duke ndërprerë edhe lidhjet e paligjshme. Pra, kemi dyfish arkëtime krahasuar me 2013”, tha ministrja.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...