Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Balluku: Më 15 mars do të jetë gati hyrja e re e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në ish sheshin Shqiponja gjatë mbrëmjes së të dielës teksa ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku tregoi se puna po vijon me tre turne dhe më 15 mars është parashikuar që të hapet Loti 3, i cili do të lehtësojë trafikun në kryeqytet.

“Për një muaj deri në 15 mars bëhemi gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut, ne do e përdorim fillimisht për mbarëvajtjen e trafikut deri në përfundim të projektit.

Qytetarët kanë pasur ankesa, duke qenë se këtu punohet nëntokë ata dhe pyesin se kur punohet dhe ku punohet, këtu punohet me tre turne. Po punohet paralelisht dhe në lotin e dytë. Ka qenë një punë shumë e madhe për t’u bërë. Kemi pasur reshjet që kanë nisur në fund të dhjetorit, që e kanë vështirësuar, nesër, do të fillojnë prapë reshjet dhe duhet menaxhuar situata me e vijuar punën pa e ndërprerë, Lotin 3”, tha Balluku.

Ndërsa kryeministri tha: “Është një shembull virtual për të kuptuar atë dallimin që kanë kilometrat në varësi nga çfarë bëhet në rrugë. Njerëzit manipulohen shpesh nga një kilometër shkoi aq dhe kaq. Këtu është gjithë kjo masë gjigante volumesh që faktikisht është për disa kilometra në fushë”./TCH

Postime të ngjashme

Situata me zjarret në Shqipëri

D V

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...