Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar, është shprehur se kombi ndodhet në rrezik. ‘Kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij në të gjitha mynxyrat dhe pushtimet që ka njohur në shekuj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se që kur ka ardhur në pushtet, vetëm i ka futur thika pas shpine Kosovës.
Në fjalën e përnatshme në tubimin qytetar, lideri i opozitës ka përmendur edhe dëshminë e Belinda Ballukut për inceneratorin e Tiranës. Berisha tha SPAK ka në dosje dy shkresa të Ballukut për Erion Veliajn, por po vepron si mercenar.
Gjatë fjalës në tubim, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se, shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë, gjer në fitoren përfundimtare.
Berisha: Sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun. E thirri, ua them unë, shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty.