Bamirësia e madhe e Thomas Tuchel – djali i shtëpiakes së tij kishte problem me zemër, trajneri pagoi operimin dhe pastaj iu bleu edhe një shtëpi në Filipine

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botën e futbollit, por mirësia e tij i tejkalon edhe vijat e fushës, pasi gjermani me te kuptuar se shtëpiakja e tij kishte një djalë që vuante nga zemra, ai pagoi atij operimin, pastaj iu bleu edhe një shtëpi në Filipine (vend nga vinin ata).  

Tuchel, është një person jashtëzakonisht bujar, pasi zgjodhi të paguante për trajtimin e fëmijës nga xhepi i tij pasi mësoi se pastruesja e tij, punonte edhe jashtë orarit për të kursyer para që të financonte operacionin e fëmijës së saj.

Trajneri 48-vjeçar kaloi dy vjet në krye të gjigantëve francezë PSG, ku në atë kohë ai jetonte në rrethinat e  Hauts-de-Seine të kryeqytetit të Francës.

Sipas Canal Sport , menjëherë pas kalimit të tij nga skuadra e Bundesligës, Borussia Dortmund në “Parc Des Princes”, Tuchel së bashku me gruan e tij Sissin punësuan një shtëpiake filipinase.

Menjëherë pas punësimit të saj, familja Tuchel shpejt vuri në dukje etikën e saj të jashtëzakonshme të punës – gruaja gjithmonë sigurohej që ajo të ishte në dispozicion gjatë gjithë kohës për nevojat e njerëzve që e punësuan.

Tuchel më pas mësoi për arsyet e gatishmërisë së saj për të punuar kaq shumë orë – pasi e kishte për të financuar një operacion të madh të zemrës për djalin e saj.

Me te kuptuar këtë gjë, trajneri aktual i ‘The Blues’, nuk humbi kohë dhe e financoi plotësisht operacionin.

Fatmirësisht, operacioni shkoi pa asnjë problem dhe djali i shtëpiakes filipinase ishte në gjendje të shërohej plotësisht.

Çuditërisht, financimi i një operacioni të madh nuk ishte gjesti i fundit i vullnetit të mirë të Tuchel, pasi trajneri gjerman ndau me një sasi të konsiderueshme parash për shtëpiaken e tij.

Ndërsa koha e tij në kryeqytetin francez po mbaronte, Tuchel pati një diskutim me gruan që punonte në shtëpinë e tij, për ëndrrat e saj të përjetshme – njëra prej të cilave ishte të blinte një shtëpi në Filipine, ku ajo pas pensionimit do të jetonte me familjen e saj.

Megjithëse Tuchel u shkarkua nga skuadra e Ligue 1 në fillim të sezonit 2020/21, ai nuk e harroi bisedën dhe nxori edhe një herë portofolin e tij për të ndarë paratë për shtëpinë e saj të ëndrrave në vendin e saj – një shtëpi që ajo tani jeton me familjen e saj.

Gruaja e Tuchel, Sissi, ka një hapësirë të madhe në vendimmarrje edhe për të karrierën e trajneri, por preferon të qëndrojë larg vëmendjes – pasi dyshja shumë rrallë fotografohen në publik së bashku. 

Related posts

Chelsea favorit ndaj Malmos – formacionet bazë

D V

Tre gazetarë me Covid 19

Z H

Gjigantët evropianë të interesuar në transferimin e Chiesas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More