Banka Botërore: Maqedonia e Veriut duhet të investojë 6,4 miliardë dollarë për rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike

nga D V

Shkup, 7 tetor – Gjithsej 6,4 miliardë dollarë do t’i nevojiten vendit në dekadën e ardhshme për përforcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, për mbrojtje efikase të njerëzve dhe pronës. Çdo dollarë nga këto investime tani do të sjellë dy deri në dhjetëfishin e kthimit në të ardhmen nëpërmjet humbjeve të shmangura dhe përfitimeve ekonomike. Maqedonia e Veriut mund të bëhet një vend me emetime neto zero nëse investon 5,6 miliardë dollarë deri në vitin 2050 në dekarbonizimin e sektorit të energjetikës, transportit dhe ndërtimit. Por këto janë shifra të mëdha dhe vetëm qeveritë nuk do të mund t’i arrijnë, kështu që 85 për qind e dekarbonizimit mund të vijë nga sektori privat, tha sot drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi, duke prezantuar një pjesë të Raport mbi ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e vendit (CCDR).

Sipas raportit, në mungesë të investimeve për adaptim, Maqedonia e Veriut për shkak të ndryshimeve klimatike deri në vitin 2050 mund të përballet me dëme ekonomike deri në 4 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB).

“Me tranzicionin e “gjelbër” rreth 66.000 punëtorë në Maqedoninë e Veriut do të jenë nën rrezik më të madh t’i humbin vendet e tyre të punës dhe duhet t’i ndryshojnë profesionet e tyre. Që të përgjigjet në këto kërkesa të reja, vendi duhet t’i adaptojë sistemin arsimor dhe mekanizmat për mbrojtje sociale, t’i kualifikojë njerëzit dhe të ndërtojë sistem shëndetësor që do ta mbështesë tranzicionin “e gjelbër”, do ta rrisë rezistencën e goditjeve klimatike dhe do të përshtatet me ndryshimet në format e sëmundjeve”, citohet në përmbledhjen ekskluzive të Raportit.

Gjithashtu nënvizohet se me përmbytjet shkatërruese dhe shirat e rrëmbyeshëm ekstrem dhe valët e të nxehtit të cilat shkaktuan humbje prej 667 milionë dollarë amerikan në 20 vitet e fundit, sfidat klimatike të Maqedonisë së Veriut vetëm rriten.

Në lidhje me dekarbonizimin, theksohet se mobilizimi i mjeteve financiare nënkupton emetimin e bonove “të gjelbra”, qasjen drejt partneritetit privat-publik (PPP) dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane parainkuadruese dhe garantuese.

“Maqedonia e Veriut do të duhet të investojë 1.7 miliardë dollarë shtesë deri në vitin 2030 dhe 5.6 miliardë deri në vitin 2050 në sistemin energjetik për të arritur zero neto në nivelin e të gjithë ekonomisë, që është e barabartë me rreth 2.6 për qind të PBB-së në vit, mesatarisht. Pjesa më e madhe e investimeve shtesë deri në vitin 2050 do të shkonte në sektorin e energjisë elektrike dhe do të synohej më së shumti në rritjen e kapaciteteve gjeneruese të burimeve të rinovueshme. Megjithatë, investimet më të mëdha të kërkuara do të kompensoheshin të paktën pjesërisht nga kostot më të ulëta operative. Ndikimi i investimeve të dekarbonizimit në prodhimin vendas do të ishte modest në raport me reduktimin e ndjeshëm të emetimeve. PBB për kokë banori do të ishte vetëm 0.3 për qind më e ulët në vitin 2050”, thuhet në Raport.

“Arritja e emetimeve zero deri në vitin 2050 është i realizueshëm për Maqedoninë e Veriut, por do të kërkojë rritje shtesë të investimeve. Mobilizimi i kapitalit privat do të jetë kyç për përshpejtimin e tranzicionit të “gjelbër” dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike në terma afatgjatë. Këto investime përfshijnë ndërtimin e 6.9 GW të kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, elektrifikimin e sektorëve kyç si transporti – ku 90 përqind e automjeteve të pasagjerëve pritet të jenë elektrike deri në vitin 2050 dhe rritja e efikasitetit të energjisë për kursime vjetore prej 36 përqind në energjinë termike”, tha Nikolas Markier, menaxher rajonal i ICF-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Bankës Botërore, politika fiskale është çelësi për përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër. Një rishikim i financave publike për ndryshimet klimatike në Maqedoninë e Veriut, i paraqitur gjithashtu sot, thekson se politikat tatimore mund të inkurajojnë energjinë e rinovueshme, transportin e gjelbër dhe teknologjitë e qëndrueshme duke hequr subvencionet për energjinë elektrike me thëngjill, duke ndihmuar në mbrojtjen e familjeve të cenueshme nga rritja e kostove të energjisë.

Siç është cekur, shënimi kliamtik i buxhetit dhe furnizimeve “të gjelbra” publike mund të ndihmojnë në ndkejen e financave “të gjelbra” dhe përforcimin e konsumit “të gjelbër”.

Kontrolli i financave publike për ndryshimet klimatike e cekë edhe urgjencën për vendosje të çmimit të thëngjillit për ulje të emetimeve të gazrave të qelsta dhe gjenerim të të ardhurave të kosniderueshme për shtetin, potencialisht deri 730 milionë euro në vit, të cilat mund të shfrytëzohen për investime të nevojshme në zbutjen dhe adaptimin e pasojave, si dhe për tranzicion të drejtë.

“Të ardhurat nga çmimet e thëngjillit mund t’i mbështesin amvisëritë dhe bizneset gjatë tranzicionit të gjelbër, njëkohësisht duke siguruar edhe prëfitime të tjera si cilësi e përmirësuar e ajrit dhe shëdnetit në Maqedoni të Veriut”, përmendi Sanja Maxhareviq-Shujster, ekonomiste e lartë në Bankën botërore dhe autore kryesore e Raportit.

Para të pranishmëve foli edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili theksoi se rreziqet klimatike janë kërcënim prë stabilitetin e ekonomisë, shëndetit të populaltës dhe mjedisit jetësor.

“Përpjekjet vendore dhe ndërkombëtare për dekarbonizim e cekin nevojën për politika të fuqishme dhe korniza për financim, por edhe për aksione gjithprëfshirëse dhe mirë të përgatitura klimatike. për këtë shkak, dy raportet e Bankës botërore do të jenë me rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin drejt dekarbonizimit dhe rezistencës ndaj ndryshimeve kliamtike”, tha Mexhiti.

Qeveria, shtoi ministri, është e vetëdijshme për nevojën për ristrukturim dhe zbatim të sistemeve dhe planeve për menaxhim me rreziqet nga katastrofat, për nevojën për transformim të sektorit elektro-energjetik dhe modernizim të bujqësisë, si dhe për zabtim të programeve për prëforcim të efikasitetit energjetik.

“Po punojmë në projekt-ligjin për aksion klimatik në të cilin janë sendërtuar vërejtjet dhe janë kompletuar mendimet nga të gjitha institucionet relevante. Presim t’i dorëzohet Qeverisë nga mesi i tetorit”, informoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More