Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Banka Botërore me hua prej 46 milion euro për modernizimin bujqësor në Maqedoni

Shkup, 11 qershor – Në hapësirat e Qeverisë sot ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha së bashku me ministrin e financave FAtmir Besimi, si dhe në video lidhje edhe drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë, Massimiliano Paolucci, kanë dhënë njoftimin për huamarjen për projektin e modernizimit bujqësor i cili kap vlerën totale prej 46 milion euro, dhe siç bënë të ditur ministri Hoxha, përmban një komponent të madh zhvillimi për bujqësinë, me ndikim serioz pozitiv në ekonominë e përgjithshme të brendshme, informon Zhurnal.

Projekti ka për qëllim ndërtimin e dy qendrave Grumbulluese-Distributive në Resnjë dhe Strumicë, të cilat do të mbulojnë rajonet e Prespës dhe Strumicës dhe një Platformë gjithëpërfshirëse Bujqësore në Shkup, e cila do të mbulojë rajonet e Pollogut dhe të Kumanovës.

Gjithashtu, një pjesë e fondeve janë të destinuara për shërbime këshilluese të ekspertëve dhe ndërtimin e një fabrike moderne për largimin e nënprodukteve me origjinë shtazore.

🔖Në media qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me ministrin e Financave, Fatmir Besimi,…

Posted by Arjanit Hoxha on Friday, June 11, 2021

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...