Banka Botërore rrit fondet për vaksinat

Banka Botërore ka vendosur shtojë planin e saj të ndihmës për të ndihmuar vendet në zhvillim që të kenë akses në vaksinat nga tetë miliardë dollarë në 20 miliardë dollarë, njoftoi sot presidenti i saj, David Malpass.

 

Institucioni, që miratoi tetorin e kaluar grantin fillestar prej 12 miliardë dollarësh, deri më tani ka shpenzuar vetëm katër miliardë dollarë përmes projekteve në 51 vende.

“Shpërndarja e vaksinave nga ekonomitë e përparuara nuk ndodhi shumë shpejt”, pranoi Malpass në një konferencë virtuale për shtyp, duke shpjeguar vendosjen e ngadaltë të këtij fondi dhe njoftimin e fondeve shtesë, raporton ATSh.

Megjithatë, ai pret një përshpejtim në muajt e ardhshëm.

“Që nga prilli i vitit 2020, BB ka rritur financimin e saj me më shumë se 50%, duke ndihmuar më shumë se 100 vende të plotësojnë nevojat emergjente shëndetësore, të forcojnë gatishmërinë për pandeminë, ndërsa ndihmon vendet të mbrojnë vendet e punës të të varfërve…”, tha institucioni në një deklaratë.

Që nga fillimi i pandemisë, Grupi i Bankës Botërore ka miratuar më shumë se 150 miliardë dollarë fonde për të adresuar ndikimet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të krizës shëndetësore.

Related posts

Vendos qetësi pas çdo furtune, ja pse të gjithë e duan Peshoren

D V

Mënyra se si ka ndryshuar ‘bukuria ideale’ e gruas 6 dekadat e fundit

D V

Marrëdhënia intime me kolegun e zyrës, ja çfarë duhet të shmangni me patjetër

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More