Banka e re e zhvillimit e BRICS-it , shërbime në shumë fusha

nga Xh M

Banka e re e zhvillimit e BRICS-it , shërbime në shumë fusha

Banka e Re e Zhvillimit e BRICS-it është institucioni i parë shumëpalësh i zhvillimit i krijuar nga tregjet e reja dhe është zhvilluar në një forcë të re në sistemin financiar ndërkombëtar dhe bashkëpunimin e Jugut Global.

Duke vizituar këtë institucion të rëndësishëm financiar në Shangai, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se “bashkëpunimi i BRICS-it” ka hyrë në etapën e përparimit cilësor. Sipas kërkesave të zhvillimit të Jugut Global, Banka e Re e Zhvillimit duhet të ofrojë më shumë shërbime të financimit në infrastrukturë, të përsosë sistemin administrativ e të zbatojë më shumë projekte të financave teknologjike e të gjelbra.

Nga ana e saj, guvernatorja e bankës ,Dilma Rousseff tha se : Banka e Re e Zhvillimit do të punojë për të dhënë kontribut për nxitjen e përparimit të vendeve në zhvillim dhe të tregjeve të reja .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More