Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike 3.8 për qind për vitin 2024

nga Redaksia

Ekonomia shqiptare po vijon trendin në rritje gjatë këtij vitit dhe parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit.

Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar publikuar së fundi, analizon ecurinë e ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vendi ynë rezulton se do të ketë rritjen më të lartë të ekonomisë.

“Pritshmëritë janë që gjatë 2024 rritja ekonomike në Shqipëri do të kap nivelin 3.8% duke lënë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Vendet e rajonit vlerësohet se do të kenë një rritje ekonomike nën 3% duke përjashtuar Serbinë”, thuhet në raportin e BSH-së.

Sipas Bankës Qendrore, rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë sipas sektorëve, por kontributin më të fortë e ka dhënë sektori i shërbimeve që lidhet direkt me turizmin, rritja e investimeve të huaja. Tregu i punës u karakterizua nga zhvillime pozitive si rritja e punësimit, rënia e normës së papunësisë dhe rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Shqipëria renditet e dyta në rajon, pas Serbisë, sa i përket normës më të ulët të papunësisë e cila në fund të 2023 rezulton 10.7%.

Banka Qendrore, vëren se, ekonomia në vendet e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.1% vitin e kaluar. Pothuajse të gjitha vendet regjistruan rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetur kryesisht nga forcimi i kërkesës së brendshme dhe rritja e eksporteve të shërbimit të përqendruara në aktivitetin e turizmit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik, kontribuoi në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e bilanceve fiskale.

Kjo ecuri ka krijuar hapësirë për uljen e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në në gjithë rajonin, ku Shqipëria dhe Mali i Zi shënojnë nivelet më të larta, respektivisht 59.2% dhe 60.2%. Po ashtu rritje ka shënuar edhe kreditimi që vijon të mbështesë zgjerimin e aktivitetit ekonomik thuajse në të gjitha vendet e rajonit, por me ritëm disi më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More