Shumë institucione dhe kompani në mbarë botën, duke përfshirë aeroportet, bankat, spitalet dhe shtëpitë e medias, kanë raportuar dështime teknike që u kanë shkaktuar atyre vështirësi.
Probleme të theksuara u regjistruan në aeroportet e Australisë, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës.
Fluturime të shumta janë vonuar dhe pasagjerët këshillohen të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe të ndjekin informacionet më të fundit.
Linjat ajrore kryesore amerikane – Delta, United dhe American Airlines – kanë pezulluar fluturimet e tyre nëpër botë.