Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Banka Popullore do të fillojë aktivitete për mbështetjen e “financave të gjelbra”

Shkup, 15 shkurt –  Parashikuam fillim të aktiviteteve me të cilat do t’u mundësohet  mbështetje “financave të gjelbra” në suaza të realizimit të  qëllimeve tona bazë.
Për atë qëllim, planifikohet  nxitje dhe zhvillim i aktivitetit hulumtues  në fushën e  “financave të gjelbra”, si sferë e cila duhet të ndërtohet  në prioritetet e çdo  institucioni  përgjegjës shoqëror,  ndërsa për shkak të kontributit ndaj krijimit “e gjelbër” dhe ekonomisë së qëndrueshme, që në linjën përfundimtare  mund të sigurojë  standard jetësor më të lartë dhe përparim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Këtë, siç kumtoi Banka Popullore, e ka theksuar guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska, në intervistë për portalin “Bankarstvo.mk”.

Në intervistë, guvernatorja potencon se ndryshimet klimatike si një nga kërcënimet më të mëdha globale,  marrin vlerë  gjithnjë e më të madhe edhe në aktivitetet e bankave qendrore, me ç’rast ato,  në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë e analizojnë  ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi stabilitetin financiar dhe politikën monetare. Pikërisht për këtë arsye, siç thekson Angelovska-Bezhoska, kah fundi i vitit të kaluar Banka Popullore e plotësoi Planin e saj strategjik me përfshirje të aktiviteteve për ndjekje dhe menaxhim me rreziqet nga ndryshimet klimatike, si dhe analizë të ndikimit të mundshëm  nga ndryshimet klimatike mbi sistemin bankar.

Angelovska-Bezhoska u kthye  edhe në projektet tjera zhvillimore të cilat Banka Popullore planifikon t’i realizojë këtë  vit, si një pjesë e aktiviteteve programuese.

Viti i  kaluar, shënuar nga pandemia, e vendosi në “shirit të shpejtë” procesin e digjitalizimit të ekonomive dhe gjithë shoqërisë, ndaj së cilës duhet në mënyrë adekuate të riaftësohemi. Rrjedhimisht, për shkak të ndjekjes së risive dhe këmbimit të përvojave në  fushën e digjitalizimit, përfaqësuesit e Bankës Popullore u përfshinë  në punën e Rrjetit inovativ  (Innovation Hub) të Bankës për vendosje ndërkombëtare (BIS), ku shqyrtohen çështjet e rëndësishme për të ardhmen e botës financiare.

Në intervistë Angelovska-Bezhoska, u kthye edhe në pritjet për trendet në sektorin bankar në vitin 2021, si dhe në fushën e rregullores bankare.

Siç potencon, pas sjelljes së Ligjit të ri për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore, do të zbatohen edhe projekte për ndryshim ose sjellje të  rregullores  nënligjore adekuate në fushën e shërbimeve  dhe sistemeve pagesore që është në kompetencë  të bankës qendrore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shahpaska në Berovë në dhënien e lejes në shtëpinë për mbrojtje sociale të personave të moshuar “Dr. Ivan Vllashki”

D V

Nga sot hyrja në Gjermani vetëm me test negativ

D V

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, trendi i paraqitjes së llojeve të reja me siguri do të vazhdojë

D V

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...