Banka Popullore do t’i prezantojë projeksionet makroekonomike të vjeshtës

nga D V

Shkup, 7 nëntor – Banka Popullore do t’i prezantojë sot projeksionet makroekonomike të vjeshtës. Në konferencën për shtyp është paralajmëruar prania e udhëheqësisë së bankës qendrore.

Sipas projeksioneve makroekonomike të pranverës, inflacioni mesatar për këtë vit ishte projektuar në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa rritja e ekonomisë së Maqedonisë në 2,6 për qind. Siç ishte theksuar atëherë rreziqet rreth inflacionit ende ekzistojnë dhe janë të lidhura kryesisht me çmimet e prodhimeve primare, ndryshimet në çmimet rregullatore, si dhe me politikat në anën e kërkesës. Siç tha atëherë guvernatorja, është mbajtur angazhimi për maturi në politikën monetare, ndërsa ndryshimet e ardhshme do të varen nga trendet e tregut devizor dhe lëvizja e inflacionit dhe pritjet inflacioniste, si dhe nga vendosja e BQE-së.

Pas uljes së normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, Banka Popullore nisi me një zbutje të kujdesshme të politikës monetare me uljen e normave bazë të interesit për 0,5 për qind pikë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More