Banka Popullore e Maqedonisë: Qytetarët u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Qytetarët në Maqedoni u detyrohen bankave vendase 4,32 miliardë euro, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore.

Borxhi më i lartë i qytetarëve shënohet te kreditë shpenzuese, e cila ka arritur në 2,17 miliardë euro, pastaj vijojnë kreditë për banesa me 1,52 miliardë euro. Kjo ndodh në kohën kur bankat shënojnë fitime rekord.

Në vitin 2024, sektori bankar ka pasur fitim prej 282,2 milionë euro, që është rritje drastike prej 50,3 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa pesë bankat më të mëdha kanë realizuar fitim prej 250 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More