Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Banka popullore i përforcon aktivitetet për transparencë të shtuar të ofruesve të shërbimeve pagesore

Zhurnal Ads

Shkup, 18 dhjetor – Banka popullore i përforcon aktivitetet të cilat pritet se do të rezultojnë me transparencë të shtuar të ofruesve të shërbimeve pagesore lidhur me kompensimet e shërbimeve më të shpeshta që i shfrytëzojnë qytetarët. Po punohet në rregullativë të re në këtë sferë, me transponim të legjislaturës relevante evropiane. Me këtë do të rritet niveli i mbrojtjes së konsumatorëve gjatë dakordimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve pagesore, e plotësisht pritet të përforcohet edhe konkurrenca mes ofruesve të shërbimeve.

Në këtë, siç informoi Banka popullore, janë të fokusuar edhe disa nga aktivitetet në suaza të tuining-projektit “Përforcimi i kapacitetit institucional të Bankës popullore drejt anëtarësimit të saj në Sistemin evropian të bankave qendrore”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë ditëve të kaluara, u këmbyen përvoja dhe mendime mes ekspertëve nga banka jonë qendrore dhe ekspertët nga Banka popullore kroate, e cila është tuining-partner në këtë projekt. Sot u mbajt edhe onllajn-ngjarje në të cilën u prezantuan rezultatet nga zbatimi i Direktivës për llogari pagesore në Kroaci, me theks të posaçëm në transparencën e ofruesve të shërbimeve pagesore të arritur përmes shfaqjes së pasqyrës krahasuese të kompensimeve të ofruesve të ueb faqes dhe përmes aplikacionit mobil, për çfarë parashihet hapësirë edhe me rregullativën e re tek ne.

Alesandro Zanota, këshilltar ekonomik në Sektorin  operacione pranë Delegacionit të BE-së, thotë se përkushtimi i kolegëve nga Banka popullore, Ministria e Financave dhe nga institucionet e tjera të vendit, si dhe të ekspertëve evropianë, Projekt-ligji për shërbime pagesore dhe sisteme pagesore është përpunuar dhe pothuajse përgatitur për konsultim të hapur. Delegacioni i BE-së  shpreson se Ligji do të sillet në të ardhmen e afërt me qëllim që të mundësohen përfitimet nga Direktiva për shërbime pagesore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesë shtohet se në kuadër të prezantimit janë paraqitur përvoja të cilat konfirmojnë se banka jonë qendrore, me aktivitetet që i ndërmerr në këtë sferë është në drejtimin e duhur të sigurimit të kushteve dhe rregullave për qasje proaktive transparente të shërbimeve pagesore, duke krijuar rregulla uniforme lidhur me sigurimin e shërbimeve pagesore dhe informatave që duhet të sigurohen për qytetarët.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të shumë institucioneve dhe organizatave, bankave, kursimore, fintek-kompanive, sistemeve pagesore dhe të institucioneve të larta arsimore dhe shkencore. Aktivisht u kyçën edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve nga BE-ja, të cilët në mënyrë proaktive i ndjekin angazhimet dhe arritjet e Bankës popullore në vendosjen e standardeve evropiane në suaza të infrastrukturës pagesore vendore.

Tuining-projekti “Përforcimi i kapacitetit institucional të Bankës popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në ESCB”, krahas shërbimeve pagesore dhe sistemeve pagues, është i fokusuar edhe në statistikën e llogarive financiare, aktivitete në sferën e rregullativës dhe supervizionin e bankave dhe të aktiviteteve hulumtuese për analizë të politikave.

Në zbatimin e aktiviteteve projektuese, partnerë të Bankës popullore janë bankat qendrore të Gjermanisë dhe Kroacisë, ndërsa në disa aktivitete janë përfshirë edhe ekspertë nga bankat qendrore të Belgjikës, Greqisë, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Holandës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Deputetja Dauti ngre shqetësimin: 40 mijë nxënës pa mjete pune për mësim online

T E

Fronteks: Emigrantët më së shumti në BE arrijnë përmes rrugës tokësore, më shpesh përmes Ballkanit

T E

Filipçe: Gjendja në spitale po stabilizohet, presim të ketë më shumë të shëruar

E.E.

“Centre for Common Ground” dhuron pajisje sportive për shkollat fillore në Çair

Z H

Editorial: Qeveria të përmirësojë kushtet nëpër burgje

R ZH

Pendarovski flet me pjesëtarët e Armatës në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Afrikë e Liban

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...