Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut përkujtoi të rinjtë që të aplikojnë deri më 1 shkurt për Çmimin e Vitit

nga Xh M

Shkup, 17 janar – Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri 35 vjeç, do të mund të aplikojnë deri më 1 shkurt në Konkursin për ndarjen e Çmimit të vitit për hulumtuesit e rinj.

“Përkujtojmë hulumtuesit e rinj se po afron afati i fundit për dërgimin e punimeve në Konkursin për Çmimin e vitit për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemit bankar për vitin 2025”, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Banka Popullore do të pranojë punimet deri më 1 shkurt të vitit 2025, punime që do të mund të dorëzohen në adresën konkurs@nbrm.mk.

Vlera e çmimit për vendin e parë arrin 130 mijë denarë, ndërsa për vendin e dytë do të jepet shpërblimi në vlerë 65 mijë denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More