Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Banka popullore parashtroi padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Eurostandard

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Banka popullore informoi se në Prokurorinë publike ka parashtruar padi penale kundër ish-personave përgjegjës në Bankën Eurostandard SHA Shkup, ta ni në falimentim.

“Duke e pasur parasysh nenin 181 të Ligjit për bankat, me të cilin i vihet normë veprës penale – Shkaktim i falimentimit të bankës, Banka popullore në Prokurorinë publike ka parashtruar paraqitje penale kundër ish-personave përgjegjës në “Eurostandard banka” SHA Shkup – tani në falimentim. Njëkohësisht, në Prokurorinë publike, Banka popullore propozoi edhe ndërmarrjen e masave të cilat janë në drejtim të mbrojtjes së interesave të kreditorëve”, kumtoi Banka popullore.

Nga atje shtojnë se për shkak të karakterit të procedurës dhe duke i respektuar kompetencat e Prokurorisë publike dhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë, në këtë moment, Banka popullore nuk mund të ndajë informata më të hollësishme.

Postime të ngjashme

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

Tërmeti prej 5.5 shkallëve në Greqi, u ndje edhe tek ne

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...