Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Banka Popullore për këtë vit parashikon rritje të BPV-së prej 3,9 për qind dhe inflacionit prej 2,2 për qind

Shkup, 11 maj – Zhurnal.mk – Rritja e bruto prodhimit vendor prej 3,9 për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe 4 për qind në vitin 2023, parashikon Banka Popullore në projeksionet e saja të fundit makroekonomike. Inflacioni për këtë vit është parashikuar për 2,2 për qind këtë vit, që është rritje në krahasim me projeksionin e mëparshëm, i cili ishte 1,5 për qind.

“Në përputhje me supozimet e ndërtuara për mjedisin e jashtëm dhe faktorët e brendshëm, në vitin 2021 rritja ekonomike pritet të rritet me 3,9 për qind, që është parashikim i pandryshuar krahasuar me tetorin. Në vitin 2022, rimëkëmbja e ekonomisë do të vazhdojë me rritje prej 3,9 për qind (korrigjim i lehtë lart krahasuar me tetorin), dhe në vitin 2023 me të njëjtën shkallë të pritur si në tetor, prej 4 për qind”, informoi sot në një konferencë për shtyp guvernatorja e Banka Popullore Anita Angellovska Bezhoska.

Ajo sqaroi se sa i përket strukturës së rritjes, nuk janë bërë ndryshime të rëndësishme, kështu që në këtë cikël parashikimesh pritet që rritja e BPV-së këtë vit dhe e ardhshme të rezultojë nga kërkesa e brendshme, derisa eksportet neto kanë kontribut negativë.

Ulja pritet të vazhdojë në dy vitet e ardhshme, në mënyrë që në dy vitet e ardhshme (vitet 2022-2023) deficiti i llogarisë vijuese të jetë mesatarisht rreth 2,1 për qind të BPV-së. Gjatë gjithë periudhës së projeksioneve pritet që rezervat valutore të qëndrojnë në nivel të duhur.

Postime të ngjashme

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Besimi: Investime më të larta në kapitalin njerëzor për të përshpejtuar rritjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

AMS: Tregu i sigurimeve u rrit me 5%, shitja e policave arriti në 43.7 milionë euro

Zekirija Haxhiu

Azeski nënshkroi dy marrëveshje të rëndësishme me asociacionin turk dhe grek të biznesit

Zekirija Haxhiu

Zaev: Çdo ankesë në lidhje me taksën ekologjike prej 3,5 denarë është e pabazuar

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...