Banka popullore: Rritja ekonomike 2,3 për qind, inflacioni 3,5 për qind

nga D V

Shkup, 7 nëntor – Ngadalësim të inflacionit dhe rritje më të dobët të ekonomisë vendore për këtë dhe për vitin e ardhshëm në krahasim me pikëpamjet e prillit, parasheh Banka popullore. Sipas projeksioneve makroekonomike vjeshtore, për këtë vit rritja ekonomike është projektuar në 2,3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm në 3,3 për qind. Në afat të mesëm, vlerësimet për rritjen janë të pandryshuara. Në periudhën 2026 – 2027 pritet përshpejtim i mëtutjeshëm i rritjes, në pajtim me pritjet për ambient më të volitshëm të jashtëm dhe aktivitete të përforcuara investuese lidhur me karakterin afatgjatë të ciklit infrastrukturor publik. Rreziqet për rritjen edhe më tej janë cekur dhe janë kryesisht të pavolitshme.

Siç kumtoi sot guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, vlerësimet më të reja e konfirmojnë pikëpamjen e prillit për shkallën mesatare të inflacionit prej 3,5 për qind në vitin 2024, edhe pse në tremujorin e fundit priten zhvendosje të caktuara në rritje në raport me prillin. Në afat të mesëm (2026 – 2027) pritet stabilizim i nivelit në rreth 2 për qind gjatë shterrjes së pritshme të efekteve nga tronditjet e jashtme të çmimeve, pritjeve të ankoruara të inflacionit dhe mungesës së presioneve më të konsiderueshme përmes kanalit të kërkesës vendore. Si rreziqe edhe më tej konsiderohen çmimet e produkteve primare, të cilat nën ndikim të kontekstit jostabil gjeopolitik dhe faktorëve të klimës, si dhe politikave vendore me të cilat ndikohet ndaj kërkesës agreguese në ekonominë vendore.

Sipas guvernatores Angellovska-Bezhoska, sistemi bankar edhe më tej do të sigurojë mbështetje solide kreditore. Deri në fund të këtij viti pritet rritja kreditore të jetë stabile dhe të paraqesë 7,5 për qind.

“Pritet rritje edhe në afat të mesëm, por pak më e matur dhe me shkallë mesatare prej 7,2 për qind për periudhën 2025 – 2027, në kushte të pozicionit solid kapital dhe të likuiditetit të bankave. Rritja kreditore, si deri më tani, do të mbështetet nga rritja e depozitave, si burim kryesor i financimit. Në fund të vitit 2024, pritet rritje solide vjetore e depozitave prej 7,9 për qind, ndërsa në afat të mesëm për periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2027 prej rreth 7,7 për qind, mesatarisht”, tha guvernatorja.

Në pajtim me rikuperimin e ekonomisë botërore dhe kërkesës së huaj, edhe më tej pritet përshpejtim gradual i rritjes edhe i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

“Në kushte të ngadalësimit të konsiderueshëm të inflacionit vendor dhe tregut të volitshëm devizor, por kur ende ekzistojnë rreziqe, Banka popullore filloi me normalizimin e kujdesshëm të politikës monetare. Banka popullore, me kujdes, në bazë ditore, do t’i ndjekë të dhënat makroekonomike dhe rreziqet të cilat eksiztojnë akoma si deri më tani, do t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, duke i shfrytëzuar të gjitha instrumentet e disponueshme, për shkak të ruajtjes së stabilitetit të kursit devizor dhe stabilitetit të çmimeve”, konkludoi Angellovska-Bezhoska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More