Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Banka Popullore: Rritje të depozitave dhe të kredive në mars

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Rritje në bazë mujore dhe vjetore të depozitave të përgjithshme dhe të kredive të përgjithshme tregojnë të dhënat e Bankës Popullore për muajin mars.

Depozitat e përgjithshme në bazë vjetore, janë rritur për 7,4 për qind, me kontribut pothuajse të barabartë të depozitave te të dy sektorët.

“Në mars, depozitat e përgjithshme realizuan rritje mujore prej 0,7 për qind me kontribut më të madh të depozitave në sektorin koordinues, me kontribut më të vogël, por pozitiv edhe të depozitave në sektorin “amvisëri”. Analizuar në bazë vjetore, depozitat e përgjithshme janë më të larta për 7,4 për qind, me kontribut pothuajse të barabartë të depozitave te të dy sektorët”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Nga të dhënat e Bankës Popullore mund të shihet edhe se në nivel vjetor, kreditë e përgjithshme shënojnë rritje prej 5,2 për qind.

Ndryshimi në rritje, sipas Bankës Popullore është nën ndikim të rritjes së kreditimit te të dy sektorët, me kontribut më të madh ndaj rritjes së sektorit “amvisëri”.

“Kreditë e përgjithshme në mars, janë rritur për 0,9 për qind dhe 5,2 për qind, në bazë mujore dhe vjetore, përkatësisht, gjatë rritjes së kreditimit te të dy sektorët, me kontribut më të madh në sektorin “amvisëri”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...