Banka Popullore: Rritje vjetore e depozitave prej 9,9 për qind dhe i kredive prej 6,4 për qind

Shkup, 21 shtator – Depozitat e përgjithshme, në gusht, në bazë vjetore, janë më të larta për 9,9 për qind, gjatë rritjes te dy sektorët – të korporatave dhe amvisërive, i cili është arritur te sektori i korporatave. Në nivel vjetor, kreditë e përgjithshme, në gusht, shënojnë rritje prej 6,4 për qind, gjatë kreditimit të rritur te të dy sektorët, me kontribut më të madh në sektorin amvisëri, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Siç theksohet në kumtesën e BP për lëvizjet monetare në vend për gusht 2021, masa pagesore (agregati monetar M3 1,2), është rritur për 1,6 për qind në krahasim me muajin e kaluar. Ndryshimi, theksohet, kryesisht është rezultat i parave më të larta në depozita dhe depozitat afatshkurte dhe afatgjate deri në dy vjet, përderisa paratë e gatshme në qarkullim shënojnë rënie. Në bazë vjetore, masa pagesore shënon rritje për 11,5 për qind, në pjesën më të madhe nën ndikimin e rritjes së parave në depozita dhe depozitat afatshkurte, në kushte të rritjes më të vogël edhe te komponentët e tjera.

Sa i përket depozitave dhe kredive në sektorin e korporatave, theksohet se në gusht, depozitat e përgjithshme në sektorin e korporatave, shënojnë rritje prej 4,0 për qind në bazë mujore, si rezultat i rritjes së të gjitha komponentëve, i cili është më i shprehur te paratë në depozita dhe depozitat afatshkurta në valutë të huaj. Në bazë vjetore, depozitat e përgjithshme në sektorin e korporatave shënojnë rritje për 20,2 për qind, e cila në pjesën më të madhe ka të bëjë me paratë më të larta në depozita dhe depozitat afatshkurta dhe afatgjate në valutë të huaj, gjatë rënies në depozitat afatshkurta në denarë.

Kreditë në sektorin e korporatave, këtë muaj, janë ulur për 0,8 për qind në bazë mujore, para së gjithash për shkak të rënies së kredive të miratuara në valutë të huaj, gjatë ndikimit më të vogël dhe rënies së kredive në denarë. Krahasuar në bazë vjetore, theksohet, te këto kredi është vërejtur rritje prej 4,5 për qind, i cili në pjesën më të madhe ka të bëjë me kreditë e miratuara në denarë.

Sa i përket depozitave dhe kredive të amvisërive bëhet e ditur se te depozitat e përgjithshme të amvisërive, në gusht, është vërejtur rritje mujore prej 0,9 për qind, i cili në tërësi ka të bëjë me paratë e rritura në depozita dhe depozitat afatshkurta në valutë të huaj, gjatë rënies së realizuar te komponentët e tjera. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, këto depozita janë më të larta për 7,4 për qind, nën ndikimin e rritjes te paratë në depozita dhe depozitat afatshkurta në valutë të huaj dhe në denarë, përderisa depozitat afatgjate në denarë dhe në valutë të huaj shënojnë rënie.

Në gusht, kreditë e amvisërive janë rritur për 0,2 për qind, si rezultat i rritjes së kredive në denarë dhe valutë të huaj, i cili është pak më i shprehur te kreditë në valutë të huaj. rritja vjetore është 7,9 për qind dhe ka të bëjë me kreditë e rritura në dy valutat, me kontribut më të madh të kredive në denarë.

Related posts

Qarkullimi në industri në korrik është zvogëluar në krahasim me qershorin, ndërsa është rritur në krahasim me korrikun e vitit të kaluar

D V

Çmimet e derivateve nuk ndryshojnë

Z H

Rritet numri i udhëtarëve në transport

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More