Maqedoni TOP LAJM

Bankat nuk pranojnë shtyrje të pagesës së kredive, pranojnë vetëm për raste me nevoja reale

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Bankat do të mundësojnë periudhë të dytë të pagesës së shtyrë të kredive vetëm për klientët të cilët kanë nevojë reale, të patjetërsueshme si për shembull të kenë mbetur pa punë, kanë të ardhura të ulëta mujore, shpenzime të larta për mjekim dhe ngjashëm, bënë të ditur nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë (ABM).

“Periudha e dytë e pagesës së shtyrë nuk do t’i përfshijë të gjithë shfrytëzuesit e kredive, por ata të cilët përballen me vështirësi reale të shkaktuara nga kriza kovid”, thuhet në kumtesën e sotme.

Informacione të hollësishme do të publikojë secila bankë në faqen e saj të internetit në afatin sa më shpejtë të mundshëm, ndërsa nga data e publikimit, klientët do të kenë afat deri më 10 ditë të deklarohen se a iu nevojitet periudhë e dytë e pagesës së shtyrë.

“Qytetarët inkurajohen që të kenë qasje deri te banka e tyre përmes faqes së tyre të internetit, ose përmes kanaleve të tjera për komunikim të përcaktuara nga bankat, dhe të kërkojnë që të përfshihen në procedurën për pagesë të shtyrë. Gjatë kësaj do të duhet ta informojnë bankën e tyre për shkaqet për shtyrjen e pagesës: të ardhura të ulëta, humbje të vendit të punës dhe/ose nevoja për mjekim në periudhën e kaluar, pas çka këto kërkesa do të shqyrtohen në mënyrë adekuate dhe për të njëjtat do të merret vendim”, sqarojnë nga ABM.

Qytetarët do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë deri në gjashtë muaj vazhdim të afatit të pagesës së kredive, ndërsa nëse dëshirojnë gjatë ndryshimeve, kushte më të mira, do të kërkojnë nga banka që të kthehen në pagesën e rregullt dhe para skadimit të periudhës prej gjashtë muajve.

Periudha e pagesës së shtyrë të kredive përfundon më 30 shtator. Siç informojnë nga ABM, një pjesë e klientëve kanë vendosur që të kthehen në pagesë të rregullt të kredive, ndërsa të gjithë të tjerët sipas Marrëveshjeve për kredi duke filluar nga tetori/nëntori do të vazhdojnë me pagesë të rregullt të detyrimeve.

Postime të ngjashme

Thellohen tensionet në Egje, ushtria turke dërgon dhjetëra tanke në kufirin grek

T E

Qeveria i jep leje Postës të kërkojë bankë tjetër për bashkëpunim, nesër mbledhje e bordit

Z H

Zhbogar: Katica Janeva ishte zhgënjimi im më i madh në këto katër vite

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...