Bankat shtyjnë shlyerjen e 60% të kredive

Deri në fund Qershorit të vitit të këtij viti vlera e kredive të rishikuara është 223.2 milionë Euro sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e fundit thuhet se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë rishikuar 49.6 milionë Euro kredi.

Në mars të 2020 banka qendrore mori një sërë masash për të shtyrë dhe parë kushtet e kredisë, me qëllim që të mbështeste bizneset dhe qytetarët, pasi fuqia e tyre paguese ra si pasojë e karantinës dhe masave shtrënguese që u vendosën prej pandemisë.

Në pamundësi për të marrë pagesat e kredive të bizneseve pas pandemisë, bankat kanë rishikuar kreditë e tyre, kryesisht të fasonëve dhe fabrikave të përpunimit. Për 60 % të tyre u vendos shtyrja e afateve të shlyerjes si një nga lehtësitë më të mëdha për subjektet.

Bizneset kredi marrëse nga sektori i industrisë kanë ristrukturuar rreth 14% të stokut të përgjithshëm të kredisë dhe kredia e ristrukturuar për këtë sektor ishte sa rreth 35% e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në analizën e bankës.

Dy sektorë të tjerë të ekonomisë, me peshë të konsiderueshme në vëllimin e kredive të ristrukturuara ishin sektori i tregtisë dhe ai i turizmit, me 66,1 milionë euro.

Format kryesore të ristrukturimit të përdorura nga bankat sipas raportit  janë zgjatja e afatit të maturimit, kapitalizimi i interesit dhe/ose kamatëvonesave, ndryshim i principalit, dhe caktimi i një periudhe faljeje për principalin ose interesin e kredisë. Mbi 60% e kredisë së ristrukturuar i është zgjatur afati i shlyerjes së saj.

Related posts

Ribalansi i buxhetit prej sot hyn në Kuvend

Z H

130 vende mbështesin marrëveshjen e taksës globale

N E

Rritet numri i udhëtarëve në transport

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More