Banoj përball spitalit në Tetovë, vrapova menjëherë, nga brenda vinin britmat e viktimave…

Shkup, 9 shtator – Nga traumat, mbrëmë nuk munda të shkruaj asgjë. Banoj menjëherë karshi spitalit, fillimisht mendova se ishte djegur ndonjë veturë. Vrapova menjëherë në vendngjarje, zjarrfikësit ende nuk kishin arritur, ndërsa zjarri e kishte kapluar krejt spitalin modular. Nga brenda dëgjoheshin zërat e viktimave, ndërsa jashtë dëgjoheshin zërat e familjarëve të tyre duke u lutur.

 

Mundësitë për të ndihmuar ishin tepër të vogla, por me ardhjen e zjarrfikësve disa persona u nxorrën jashtë. Lutemi që të kenë shpëtuar.

Ka më shumë se tre javë që rruga e spitalit është pa ndriçim. Terr gjithandej rreth spitalit, por askujt nuk i intereson.
Tetova është qytet pa të zot. Nuk ka kush të kujdeset për këtë qytet. Shkruan: Florian Nesimi/AlsatM

Related posts

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

D V

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Redaksia

UNICEF dhe UNESKO: Hapja e sërishme e shkollave nuk mund të presë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More