Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Banorëve të këtyre shteteve u kërkohet test PCR para hyrjes në Kosovë

Banorët e 25 shteteve evropiane duhet të posedojnë një test PCR-Negativ për të hyrë në Kosovë. Në rast se nuk e kanë një test të tillë, ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Qeveria në detyrë dje ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Një prej masave që është miratuar sërish dje është edhe posedimi i testit PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për personat që vijnë në Kosovë nga shtetet me rrezik të lartë të infektimit, masë kjo që aplikohet prej tetorit të vitit të kaluar, raporton Express..

“Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Por, cilat janë shtetet që i konsideron Kosova me rrezikshmëri të lartë të infektimit?

Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në bazë të kësaj liste, aktualisht shtete me rrezik të lartë të infekitimit janë: Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Polonia, Çekia, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Suedia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Irlanda, Lituania, Sllovenia, Latvia, Luksemburgu, Estonia, Qiproja, Malta dhe Lihtenshtajni.

Postime të ngjashme

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Vaksinat dhe COVID-19, IKSHPK tregon rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...