Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Banori i Zhelinës akuzohet për dy plaçkitje ndaj taksistëve në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër 28 vjeçarit, banor i Zhelinës, i cili ka sulmuar dhe plaçkitur taksistë.

Në datën 28 shkurt, i akuzuari dhe një tjetër deri tani person i panjohur kanë hyrë në automjetin e taksisë në rrugën “Dimitrija Çupovski” dhe kanë kërkuar nga taksisti t’i vozisë deri te hoteli në afërsi të Panairit të Shkupit. Kur kanë arritur në bulevardin “Nikolla Karev”, në afërsi të kyçjes për Çair, i kanë thënë taksistit ta ndalojë automjetin.

I akuzuari nga ulësja e pasme e ka kapur taksistin për jakë, e ka tërhequr për mbrapa dhe i ka vendosur thike nën qafë duke e kërcënuar se do ta vrasë nëse nuk ua jep paratë.

Bashkudhëtari i tij, i cili ishte ulur në ulësen përpara në atë kohë ka filluar të kërkojë nëpër veturë, e ka gjetur kuletën e taksistit nga ku ka vjedhur 950 denarë, ndërsa taksistit ia kanë vjedhur edhe telefonin celular në vlerë prej 6.000 denarësh.

Më pas të dy kanë ikur.

Në datën 4 mars, në mënyrë të njejtë, i akuzuari ka ndaluar taksinë në rr. “Xhon Kenedi”, ka hypur  në veturë dhe ka kërkuar ta dërgojë deri te një hotel. Duke arritur në afërsi të lokacionit të përmendur, sërish me thikë i është kërcënuar taksistit dhe i ka marrë 1500 denarë dhe telefonin celular në vlerë prej 8.500 denarësh.

Pasi që ende ekzistojnë rrethanat të cilat çojnë në rrezikun nga arratisja, mundësi që i akuzuari të ndikojë mbi dëshmitarët dhe të dëmtuarit si dhe mundësia për ta përsëritur veprën, prokurori publik kërkoi t’i vazhdohet paraburgimi.

Postime të ngjashme

Aksident trafiku, rrokulliset kamioni në afërsi të Strazhës

R Zh

Ky është shoferi i kamionit nga RMV, ku u sekuestruan 300 kg kokainë në Durrës

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një person në Manastir, kapet me lëndë narkotike

Dafina Vidishiqi

Kapet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjendet në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Dafina Vidishiqi

Shtip, gjendet i vdekur një 38-vjeçar

R Zh

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...